Një foto e dy turistëve të huaj po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Fotoja që dyshohet se është shkrepur në Shkodër tregon dy turistë të ulur në rrugë duke kërkuar të holla me një tabelë para.
Ajo që të bie në sy është fakti që ata përbri pankartës mbajnë një filxhan ku mund t’u hedhësh lekë që t’ua bësh të mundur blerjen e birrës dhe hashashit.
Në karton shkruhej:
For Beer and Weed (për birrë dhe hashash).”
Këtë të fundit ndoshta e sigurojnë në rrugë të paligjshme, ose të huajt nuk janë njohur ende me faktin se hashashi në vendin tonë nuk është i legalizuar.