Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta do të qëndrojnë të hapura edhe për ditën e shtunë.
“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe sot, 23 janar 2021.
MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj”, thuhet në njoftim./shkoder.info