Heq rripin e sigurimit për të bërë një selfie, vulosi fatin e saj

Kailee ishte e qeshur si gjithmonë, ishte argëtuar gjatë një feste me shoqërinë dhe po kthehej në shtëpi me ta, mes të qeshurave dhe këngës.

Por krejt papritur, i lindi dëshira për të bërë fotografinë e fundit selfie para se mbrëmja të përfundonte. Dhe për ta bërë më mirë, hoqi rripin e sigurisë, teksa ndanin vetëm 500 metra për të mbërritur në shtëpi.

Pikërisht në atë moment, Kaliee vulosi fatin e saj! Kjo pasi sapo ajo zgjidhi rripin, makina që drejtohej nga një shoku i saj, humbi kontrollin duke u përplasur, çka bëri që adoleshentja të përfundojë në asfalt.

Përfundoi kështu jeta e Kailee Mills, 16-vjeçares amerikane nga Rothwood, në Texas, e cila ishte nxënëse në Klein Collins High School. Ndërkohë të gjithë miqtë e saj të cilët kishin të vendosur rripin e sigurimit, pësuan vetëm dëmtime të lehta.

Aksidenti tragjik ndodhi në 28 tetor të vitit 2017, ndërkohë që prindërit e saj që nga ai moment nuk kanë rreshtur së dali në media, për të bërë apel lidhur me domosdoshmërinë e përdorimit të rripit të sigurisë, shkruan noa.al.

Në rast të vendosjes së rripit të sigurisë, sipas ekspertëve amerikanë, rreziku i vdekjes nga aksidenti ulet me 45% për makinat e vogla dhe me 60% për kamionët.

Author: admin