Grupi i Polifonisë së Guri Rrokajt i kanë kushtuar një këngë Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Kënga është realizuar pasi Turqia ndihmoi Shqipërinë për procesin e rindërtimit pas tërmetit si dhe pas vendimit për të ndërtuar një spital në Fier.
Në tekstin e këngës, thuhet se Erdofani e ndihmoi Shqipërinë siç ndihmon nëna fëmijën e saj.
Vargjet e këngës
Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!/korrieri.al