
Qendrim ii Patel binte në kontrast direkt me pozicionin e hapur të kryeministrit BorisJohnson, që kishte thënë disa herë se qytetarët e Bashkimit Europian “janë të mirëpritur”.Njoftimi i Patel binte në kundërshtim edhe me rregullat e rakorduara me Bashkimin Europian që parashikojnë një periudhë tranzicioni për lirinë e lëvizjes.





Qarkullimi i lirë i personave do të zëvëndësohet nga një “leje qendrimi e përkoshme”që qytetarët e Bashkimit Europian do të duhet të kërkojnë. Por para se të marrin lejen e qendrimit, qytetarët e BE-së do t’i nënshtrohen kontrolleve më të ashpra lidhur me precedentët penalë.





“Synojmë të marrim kontrollin e kufinjve. Kontrollet do të jenë të forta për t’i ndaluar kriminelët që të hyjnë në Britaninë e Madhe dhe në ardhmen do të kemi një sistem emigracionit të bazuar mbi talentin dhe aftësitë e personave dhe jo nga vendi i origjinës”është shprehur Patel.





Ministria e Brendshme ka saktësuar se deri në fillim të vitit 2021 nuk do të jetë detyrim për punëdhënësit dhje pronarët e pasurive të paluajtshme që të jenë të detyruar që të verifiikojnë të drejtën e qendrimit të punëtorëve apo atyre që u kanë dhënë godina me qiraa për banim.