Askush se priste! A tregon se Andi dhe Tea nuk do jenë më cifti i ‘Përputhen’?

Prej mëse një jave Andi nuk është paraqitur në emisionin ‘Përputhen’!

Në fillim nga produksioni u tha se Andi është sëmurë, por sot prezantuesja Bora tha se Andi nuk ka dëshirë për t’u rikthyer në emision.

Lidhur me këtë është pyetur edhe Tea, e cila ka zbuluar mesazhet që ka folur me Andin duke thënë se “e kuptonte” për vendimin që ai kishte marrë, por konfirmoi se kishte qenë sëmurë.

“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes WhatsApp-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”-tha Tea.

Cdo të thotë kjo për vazhdimin e lidhjes mes tyre? A tregon se Andi dhe Tea nuk do jenë më cifti i ‘Përputhen’?

Author: admin