Për Robert dhe Patris Berishën këto janë ditë zie, pasi para dy ditësh humbën personin më të shtrenjtë në jetë, nënën e tyre.
Pas humbjes së nënës, ishin vetë Roberti dhe Patrisi, ato që ndanë këtë lajm të hidhur me publikun, ku më pas reaguan edhe dy ish-nuset e saj, Nora dhe Tuna, teksa shprehën hidhërimin e thellë të tyre.
Ndërsa, një natë më parë, Roberti shpërndau një këngë e cila do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të nënës së tij, një këngë e kompozuar enkas për të, nga bashkëshorti i saj, Tomorr Berisha.
‘Kthehu Teuta’ titullohet kënga, të cilën Teutës ja kushtoi bashkëshorti para më shumë se 50 vitesh, e ndërsa tashmë këto vargje dhe nota muzikore, Roberti ia dedikon nënës së tij të ndjerë.