Mister/ Aspironte të fitonte Miss Meksiko 2021, por 21-vjeçarja gjendet e vdekur, ja dyshimet e para

Një mbretëreshë e re e bukurisë e cila po aspironte të fitonte konkursin e ardhshëm të bukurisë Miss Mexico është raportuar se është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Autoritetet shprehen se 21-vjeçarja mund t’i ketë dhënë fund jetës së saj vetëm disa javë para konkursit, megjithëse rrethanat e vdekjes së saj mbeten një mister, sipas The Sun.

Hita mund të ketë kryer vetëvrasje, sipas gjetjeve fillestare, por hetime të mëtejshme duhet të kryhen para se të përcaktohet shkaku i vdekjes, tha zëdhënësi i policisë Mario Garcia.

Përveç modelingut, 21-vjeçarja gjithashtu punonte si ndihmës infermiere dhe po studionte për infermieri në qytetin e Aguascalientes.

Edhe në homazhet e varrimit të saj, shumë nga mjekë dhe infermierë morën pjesë, për t’i thënë lamtumirë.

Organizata Miss Mexico publikoi një deklaratë duke ngushëlluar familjen e Ximena dhe shprehu trishtimin e tyre pasi dëgjuan lajmet.

Ximena fitoi Miss Aguascalientes në 2019 dhe ishte një nga kandidatët për Miss Mexico 2021 që do të zhvillohej në 13 Mars.

Në fund të vitit të kaluar, ajo postoi një mesazh në mediat sociale duke u uruar ndjekësve Gëzuar Krishtlindjet.

“Ju urojmë shumë dashuri, paqe dhe shumë durim në çdo sfidë që na del përpara, sepse jemi të sigurt se do të arrijmë çdo qëllim që i kemi vënë vetes”, shkroi ajo./Burimi:The Sun/ Pershtati: K.H/Syri.net/

Author: admin