Rrjeti shpërthen me batuta dhe meme për ‘ballkanizimin’ e SHBA

Pamjet që po vijnë nga Uashingtoni ngjajnë me ato të vendeve të botës së tretë. Gazetari i Economist, Tim Judah shkruan se SHBA po ballkanizohet. Megjithatë në rrjetet sociale shqiptare, kjo situatë është pritur me batuta dhe meme.

Ja disa prej batutave dhe memeve më pikante:

-Grusht shteti në Amerikë. Evakuohet Spartak Ngjela

-Bieta Sulo u bën thirrje protestuesve në Amerikë të mos perdorin fjalor banal.

-Nga nesër nis për të gjithë qytetarët amerikanë Lotaria Shqiptare

-Mësohet se Sandër Lleshaj është nisur me urgjencë drejt Shteteve të Bashkuara për t’iu dhënë leksione rreth përdorimit të gazit për shpërndarjen e turmave. Jemi me ty Sandri.

-Ambasada Shqiptare nëpërmjet shërbimeve të veta supersekrete dhe monitorimit hi-tech te whatsappit, ka informacion se militantë të paguar nga Donald Trump po sulmojnë Kongresin. Duke shprehur mbështetje për proceset demokratike ambasada bën thirrje që të respektohen zgjedhjet, si i vetmi mjet për rotacionin. Ne jemi me ju!

Author: admin