E vërteta e paradës së ambulancave në Tiranë, kishin dy vjet e gjysmë të parkuara kot…

Historia është kështu: Këto ambulanca janë mbajtur në parkim për të paktën dy vjet e gjysmë. Një mjek që punonte tek Spitali i Traumës, i cili kryesisht merrej me rastet emergjente deri tek ato të ndihmës në vendngjarje si akside të rënda, pasi shikoi që ambulancat rrinin kot të parkuara, mori guximin dhe iu drejtua Ministrisë me një kërkesë logjike, për shpërndarjen e tyre nëpër rrethe.

Ai kishte konstatuar se shume raste jetësh të humbura në këto aksidente, kishin ardhur si rrjedhojë e mungesës së ambulancave të tilla, të mirë pajisura nëpër rrethe. Po Ministria nuk pranoi. Ai dërgoi sërish sugjerimin e tij. Ministria sërish nuk pranoi. Ai sërish iu drejtua Ministrisë. Sërish Ministria nuk pranoi. Mjeku i ri sërish nuk e la rehat Ministrinë. Kjo e fundit sërish nuk pranoi.

Mjeku gjeti një zgjidhje. Filloi një kurs intensiv gjermanishtje. Dhe iku në Gjermani. Më pak se një vit pas largimit të tij, Ministria nxorri ambulancat në një paradë, rreth orës 9 të mëngjesit, dy javë më parë në rrugën Durrës- Tiranë. Paradë me fenelina të ndezura dhe me tek person në ambulancë. Tani i parkoi në sheshin “Skenderbej”. O derdimenë… Ky vend s’ ka më shoferë jo mjekë…

Qëllohet kundër 25 vjeçarit që udhëtonte me makinë, policia kontrolle në k…
M’ u kujtua gjyshja. Më thote nje herë: Bijtë dhe nuset nuk u kujdesën për babën. Ditën kur ai u shtri në shtratin e vdekjes, e rrethuan të gjithë. Dikush i solli supën, dikush mishin e kështu. Babai ngriti pak batanijen, u drejtoi prapanicën dhe duke bërë me gisht nga ajo u tha: Tani futini këtu…

Dhe ju të Ministrisë shumë faleminderit për kujdesin që keni për popullin dhe dashurinë që keni për të… Në të tilla sirena u’ a kthefshim! /Nga Saimir KOLA, publikuar në Facebook/

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10221300485036523&set=a.1943797749511

Author: admin