“Nëse nuk e ndalim sot Shqipëria do të përballet me një krizë urie”/ Basha publikon videon: Rama dështoi në çdo sektor! Ja plani ynë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama dështoi në çdo sektor të ekonomisë.

Në një postim në Facebook, Basha publikon një video me premtimet e Ramës, por që sipas PD ato nuk janë realizuar.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunesia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqiperinë dhe shqiptarët”, shkruan Basha.

Ndërsa në videon e publikuar nga Basha thuhet: “Çmimet e ushqimeve janë rritur me 40%, gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri. Nëse nuk e ndalim sot Shqipëria do të përballet me një krizë urie. Ne kemi një plan konkret, do të rrisim punësimin, do të krijojmë vende të reja pune, me paga dhe pensione më të mira, duke e bërë kosoton e jetesës së përballueshme”

Author: admin