Aktori shkodran bën parashikimin për vitin 2021: Do të ikë pandemia dhe qeveria

Aktori i njohur shkodran Besnik Çinari e ka të qartë se çfarë do të ndodhë në vitin 2021, ndërkohë që shprehet se është i lumtur që po ikën 2020.

Duke folur për ABC, Çinari shprehet se pret një vit më të mirë, gjatë të cilit do të ikë pandemia, por edhe qeveria.

“Shyqyr që iku ky vit. Jemi gëzuar i madh e i vogël. 2021 ka për të qenë më mirë. Do ikë pandemia dhe qeveria. Do të festojmë në familje. Kjo pandemia ka bërë edhe një gjë të mirë, ka bashkuar familjet“, u shpreh aktori shkodran./korrieri.al

Author: admin