VOA: Kultivimi i drogës tashmë edhe ne ushtri…

Në Shqipëri, përpjekjet për kultivimin e marijuanës kanë përfshirë dhe territoret e ushtrisë. Policia njoftoi sot sekuestrimin e 125 bimëve kanabis në një repart ushtarak në Zall Herr të Tiranës.

  • Në flagrancë, u arrestuan, për shpërdorim të detyrës, Shefi i seksionit të sigursisë dhe dy specialistë, ndërsa janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe komandanti i repartit.

Policia ka ndërmarrë prej kohësh një aksion të shtrirë në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Vetëm gjatë kësaj jave, sipas të dhënave të saj, afro 6 mijë forca u angazhuan në aksione antikanabis, duke asgjesuar rreth 17 mijë bimë kanabis. Në total janë 12 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht. Vetëm në zonat malore në veri të Shqipërisë, si rezultat i operacionit “Alpet e pastra”, janë asgjësuar deri më tani, mbi 46 mijë fidanë dhe bimë narkotike.

 

Author: jehona