Lirohet “ushtar” Bruno Telushi

Bruno Telushi nuk do të jetë më lojtar i Partizanit. Palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij”, ka shkruar klubi kryeqytetas.

Author: jehona