Gjekmarkaj: Basha po tenton një puç, PD e vulës ka më shumë institucione se anëtarë

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj e ka quajtur një puç lëvizjen e fundit të Lulzim Bashës për tu zgjedhur kryetar në 29 korrik.

I ftuar në News24, Gjekmarkaj u shpreh se PD e vulës ka më shumë institucione se anëtarë.

Gjekmarkaj: Kjo do të çojë në një pikë pa kthim, sepse nëse gjykojmë mënyrën si po sillen, shoh që do kemi një mini- parti që tenton Basha ta marr me artifica, është gati një puç.

Bardhi ka meritë që po bën një përpjekje për t’u dhënë kohë që të ndalen ose të gjejnë zgjidhje që çon drejt bashkimit.

Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit.

Basha po tenton të bëj puç me 7-8 veta, ose me 20 veta në gjithë Shqipërinë. Ndërsa Berisha ka shpallur që nuk lëviz, dhe kemi dy bunkerë! Nëse bëhen zgjedhje në 29 korrik, atëherë është një puç i vogël, puç i ndyrë.

Author: jehona