Dashi
Mërkuri dhe Jupiteri ju bëjnë gjithmonë të gjallë dhe dinamik. Dielli dhe Mërkuri gjithashtu i japin siguri çiftit tuaj të qëndrueshëm. Plutoni, Saturni, Jupiteri, Mërkuri dhe Venusi ju mbështesin nëse punoni edhe sot dhe nëse jeni pjesë e dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë.
Demi
Urani vazhdon t’ju mbështesë nëse keni lindur midis 5 dhe 13 majit. Dielli dhe Mërkuri ju dhurojnë atmosfera të mrekullueshme romantike në çift nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë. Nëse punoni edhe sot, Marsi dhe Neptuni do ju japin intensitet të madh, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë.
Binjakët
Mërkuri ju mbështet nëse keni lindur midis 21 dhe 24 majit, pavarësisht Saturnit kundër jush. Beqarët në maj do të përjetojnë një fazë shumë të shkujdesur, ndërsa në punë jeni duke luajtur një lojë të madhe profesionale dhe keni nevojë për ndihmën e Plutonit.
Gaforrja
Shumë ndryshime sot diktohen nga Marsi, shumica prej tyre për t’ju bërë më të mirë. Neptuni dhe Saturni ju lejojnë të jeni të favorizuar në dashuri nëse keni lindur midis 12 dhe 20 korrikut. Nëse edhe sot do të kaloni kohë me njerëz do ndiheni pak më të lodhur.
LuaniDielli dhe Mërkuri ju japin mundësinë të zbatoni nisma të guximshme nëse keni lindur në korrik. Mërkuri ju mbështet në dashuri edhe nëse Urani vazhdon të mos ju japë shumë paqe. Mërkuri gjithashtu ju ofron një intuitë të jashtëzakonshme për javën e ardhshme të punës.
Virgjëresha
Urani ju jep ton dhe humor të shkëlqyeshëm, ashtu si Saturni dhe Neptuni ju ftojnë të krijoni më shumë kontakt me pjesën emocionale të vetes. Nëse punoni ende sot, mos u shqetësoni: rezultatet do të flasin për ju.
Peshorja
Marsi ju godet sot veçanërisht nëse keni lindur në shtator. Jupiteri dhe Mërkuri do ju japin një kornizë romantike në lidhje, ndërsa në punë gjithçka do jetë e lehtë nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë.
Akrepi
Marsi është gati t’ju hedhë në këtë ditë me guxim të madh dhe forcë fizike. Marrëdhënia juaj në çift bëhet gjithnjë e më e mirë falë mbështetjes së Jupiterit dhe Mërkurit. Jeni duke punuar sot? Neptuni do favorizojë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë.
Shigjetari
Mërkuri ju mbështet nëse keni lindur midis 23 dhe 26 nëntorit, pavarësisht një situate disi komplekse në familje. Mërkuri dhe Jupiteri ju japin gjithashtu mundësinë për të përsosur marrëdhënien tuaj. Në punë Mërkuri ju favorizon nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë.
Bricjapi
Marsi dhe Urani janë shumë të vëmendshëm ndaj ditës tuaj nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë ose në dhjetor. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të tretë do të kenë Saturnin dhe Neptunin gati për të lartësuar emocionet e tyre të dashurisë. Ndërkohë Plutoni ju mbështet në punë.
Ujori
Ulje-ngritje sot me Uranin që shpesh ju bën të ndryshoni mendje dhe Plutonin i cili ju jep mbështetje. Dielli dhe Mërkuri favorizojnë të lindurit në shkurt kur bëhet fjalë për histori dashurie. Nëse punoni edhe sot, do të mund ta bëni me qetësi.
Peshqit
Marsi më në fund është i dobishëm dhe sjell fat. Urani ju predispozon për një mirëkuptim të bukur erotik me partnerin nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë. Nëse punoni sërish këtë të diel, gjithçka do të jetë përgatitore për suksesin tuaj.