Raporti i DASH, Salianji-mazhorancës: E sterroi Shqipërinë, a nuk shqetësoheni?

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se raporti i DASH “nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes”.

  • Salianji theksoi se mungesa e zbatimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit ishin disa nga shqetësimet kryesore në raport.

Deputeti nënvizoi se opozita ka kërkuar praninë e Drejtorit të Policisë si dhe të Ministrit të Brendshëm në Komision, por këta të fundit nuk janë paraqitur.

Raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e zbatimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit ishin disa nga shqetësimet kryesore.

  • Jemi në autokraci të plotë. Unë po lexoj raportin e DASH. Korrupsioni endemik dhe shkatërrimi i shtetit ka bërë që sot të mos kemi shtet. S’ka institucione të pavarura. Siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje thoshte DASH për t’u mbyllur gojën mediave. Vendosni të kërcënoni me gjyqësor atë që keni kundërshtar.

Gjyqësori është në dorën e qeverisë. Ça doni më shumë se raporti i DASH. Kemi kaq kohë që presim të vijë drejtori i policisë këtu për të dhënë sqarime dhe nuk ka asnjë përgjigjë nga ministri apo drejtori i policisë për të dhënë përgjigje këtu për gjendjen e rëndë të krimit në Shqipëri, për ato kamerat e krimit në vend.

Keni ndonjë shqetësim ju për këtë apo jo?

  • Pse thoni faleminderit, faleminderit se jeni skandal? Juve vetëm tërmeti ju trondit, raporti i DASH nuk ju trondit. Kërkojmë ministrin e Brendshëm dhe nuk vjen, kërkojmë drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe nuk vjen”, është shprehur Salianji.

Author: jehona