Skema korruptive e Carlo Bollino-s që nuk u çua në SPAK

Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i cili është një përfitues i dhjetëra miliona eurove fonde nga qeveria me kompanitë e inceneratorëve gjatë viteve të fundit, është denoncuar nga opozita për atë që është quajtur skemë korrupsioni midis një subjekti IT dhe pronarit të mediave, Carlo Bollino.

Nuk është rasti i parë që faktohet se Bollino merr para direkt apo indirekt nga taksapaguesit shqiptarë, lekët e të cilëve nga qeveria i jepen Bollino-s.

Janë publikuar dokumente nga paratë e inceneratorëve që Bollino i pretendon se janë një reklamë e thjeshtë. Në fakt dalin e-mailet që tregojnë se faturat janë fryrë për shkak të fushatës.

Kjo skemë tregon qartazi se jepen para inceneratorësh, që është quajtur një aferë korruptive për të bërë propagandë për partinë në pushtet.

Jepen projekte, fonde me miliona euro, të cilat nëpërmjet të tretëve përfundojnë te Carlo Bollino, siç është rasti i viteve me parë të denoncuar nga PD-ja, por çuditërisht nuk është dërguar në SPAK.

Por çuditërisht, ky denoncim publik nuk u ka shkuar organeve kompetente për të hetuar këtë skemë dhe kjo nuk është e para dhe e vetmja.

Janë dhe shumë të tjera, të cilat në fakt duhet t’i hetojë SPAK-u, siç janë paratë e korrupsionit të inceneratorëve deri te fondet e institucioneve shtetërore që nga xhepat e varfër të shqiptarëve përfundojnë te Carlo Bollino./CNA.al

Author: jehona