“Mafia që mund të mundet” me punë dhe jo me “like” facebook_u

Nga Pëllumb Nako

Karabinierët italianë arrestuan një bos mafioz të kërkuar prej 30 viteve. Arrestimi është cilësuar si fund i Koza Nostras.

Nga ana e saj, Meloni, Kryeministrja e Italisë u shpreh

“Mafia mund të mundet”. Kaq…!

Ajo nuk tha në fb se ky është sukses i madh i qeverisë e pastaj ta postonte duke marrë  “ like” dhe lëvdata të gatshme pafund. As nuk thumboi duke thënë që sapo erdhi ajo në pushtet mafia po zhduket.

Nuk tha sepse është në krye të një qeverie serioze dhe njeh mirë vazhdimësinë e institucioneve të sigurisë dhe pavarësinë e tyre në luftë kundër mafies.

Author: jehona