Taulant Muka, shkencëtari që nderon jo vetëm veten, por edhe Kombin
Dje, pata një telefonate me një kërkues Shqiptare qe po bën studimet postdoktorature ne Universitetin e Harvard-it.
- Kishte mbaruar doktoraturat jashtë vendit, me publikime ne revistat me prestigjioze ne fushën ku bënte kërkim.
Ishte kthyer ne Shqipëri pas doktoraturat dhe kishte aplikuar për pune si lektor/kërkues ne Universitetin e Tiranës.
- Universiteti i Tiranës e kishte refuzuar, pa asnjë komunikim te qarte pse. I riu me pas kishte aplikuar për pozicione te tjera jashtë vendit dhe nder te tjera, u pranua ne Harvard, ku dhe ai punon aktualisht.
Ky nuk është i vetmi rast qe dëgjojmë nga vendi ynë për te rinj dhe te reja te suksesshëm ne shkence qe institucionet tone universitare i refuzojnë, ndërkohë qe vendi ynë ka shume nevoje për potenciale te reja dhe një vizion te ri ne arsimin e larte dhe shkence.
Ne rrugëtimin për kthimin ne Shqipëri si akademik te shume te rinjve dhe te rejave qe kane studiuar dhe punuar jashtë, ministria e arsimit te kërkon dhe konvertimin e diplomave dhe titujve akademik.
- Shkon ne Harvard, Oxford dhe Stanford, universitet lider ne bote, dhe asnjë prej tyre nuk te kërkon konvertim dhe njehsim diplome/titulli akademik. Vendi ynë qe ka universitetet me renditjen me te ulet ne rajon dhe Europe, e kërkon! Çmenduri!
Nëse e duam vendin tone, dhe duam zhvillim, duhet te fillojmë te ndërtojmë politika qe lehtësojnë, dhe jo bllokojnë thithjen e trurit!