Historine e ka treguar vetë në librin “Golat” në vitin 2018.
Gjithçka u zbulua rastësisht, rrëfen vetë Vialli: “Ndërsa po bëja një ushtrim të caktuar për të pasmet me fizioterapistin tim, ndjeva një kërcitje në këmbë, dhe më pas një dhimbje në kofshë sikur më kafshonte një qen. Nervi shiatik, më thanë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kaluan gjashtë javë dhe pothuajse asgje. U desh një rezonancë për të gjetur një hernie të vendosur në majë të nervit, diçka që mjekët mendonin se mund të rregullohej me një operacion të vogël, kështu që vendosa, le ta bëjmë atë. Por, pas kësaj kafshimi nuk ndalet. Bëra dhe një terapi tjetër ende asgjë…!”
- Në këtë moment është telefonata me Gigi Buffon për të marrë emrin e një kirurgu të mirë ortopedik. Pas vizites më ofron një alternative. Operacion menjëherë, nën anestezi të përgjithshme, ose prisni gjashtë javë duke shpresuar se hernia do të kthehet vetë…! Unë zgjedh operacionin. Pas operacionit mundohem të eci, por është shumë e vështirë. Kaq e vështirë të ndihesh i përfunduar. Një javë pas operacionit të shpinës, ndjej ngërçe në stomak, të vjella dhe që nga ajo ditë pushoj së ngrëni, kam të përziera.
“Rezonanca magnetike më jep përgjigjen:- Ndalo gjithçka, Luca. Ju keni kancer të pankreasit…
- Kur më thanë ende nuk e di që është një nga më seriozet, por munda ta dalloj nga mënyra sesi doktori leshon fjalët nga buzët: ‘Shanset janë të mira’. Mundësi të mira për çfarë…!? – pyes veten.
Dhe, kur e kuptoj, unë që deri në atë moment të jetës sime si sportist nuk dija asgjë për sëmundjet, biopsitë, skanimet e kafshimet, nyjet limfatike dhe lëngjet me kontrast, ndihem i humbur. Në biopsinë e parë që bëj, mjeku e hedh tej:- Nuk shoh asgjë, ndoshta është beninjë. Kështu që unë e përqafoj dhe ai qesh i zënë ngushtë. Por mjeku im i preferuar, për fat të keq, e ka gabim. Mbetej vetëm të luftojë si luan…
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo