Dritë “jeshile” për “Bastet Sportive”, gati për vitin 2023

Bastet sportive do të ligjërohen në vitin 2023.

Konfirmimi ka ardhur nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa është pyetur në lidhje me këtë çështje.

  • Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara.

Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj.

Author: jehona