Llabani: Hetimi i aferës së Portit të Durrësit i intereson edhe ambasadës së SHBA

Gazetarja Anduena Llabani, komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.

  • Llabani deklaroi se përveç aferës së inceneratorëve dhe përfshirjes së zyrtarëve të lartë, kemi dhe një hetim që i intereson vetë ambasadës së SHBA, afera e Portit të Durrësit.

Kjo aferë që dhe mediatikisht është diskutuar duket se do jetë thembra e akilit. Nuk gaboj në informacionet që kam.

  • Ky është interesi më i madh i SHBA-ve për të cilën kanë vendosur Altin Dumanin në krye të SPAK.”-tha Llabani.

Author: jehona