Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, duke iu komunikuar akuzat të pandehurve. Sipas News24, ish-deputeti i PS, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
- Mësohet se Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli.
Ndërkohë, Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtepie’.
- Sakaq, Mirel Mërtiri, Arben Dervishi, Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi edhe Alqi Bllako, kanë marrë gjithashtu masën ‘arrest me burg’.
Ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Xhuzepe Çiafalione.