Primaret/ “Hipokrizia” amerikane nga “antiamerikanët” ! Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti në balotazh

Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat zyrtar për Bashkinë Tiranë, që është edhe bashkia më e rëndësishme,  për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Nga rezultati i votimit në Primaret e së dielës asnjë nga 7 kandidatët, nuk mori mbi 50% të votave dhe sipas rregulit të përcaktuar në Partinë Demokratike, dy më të votuarit do të kalojnë në balotazh, për të përcaktuar fituesin.

  • Kështu, në balotazh do të shkojë Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti. Deputeti Këlliçi mori më shumë vota nga të gjithë, 4040, por pa mundur të kalojë pragun e 50% + 1 votë. Ai ndiqej nga lir Alimehmeti me 2196 vota. Gerti Bogdani u rendit i treti me 1819.

Raundi i dytë do të zhvillohet më 11 dhjetor.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja – 128 vota

Belind Këlliçi – 4040 vota

Enkelejda Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Gerti Bogdani – 1819 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Julian Deda – 157 vota

Të pavlefshme – 29 vota

Author: jehona