Raporti OKB_së/ Të tretët në botë: “Rilindja mbolli varfëri dhe krim

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka shpërndarë në rrjete sociale raportin e OKB-së, ku Shqipëria renditet e treta për numrin e popullsisë që jeton në emigracion.

Braimllari thekson se maxhoranca socialiste mbolli në këtë vend varfëri dhe krim duke i detyruar shqiptarët të largohen.

  • Raporti i OKB-së për emigracionin është treguesi më i qartë se si Shqipëria një vend në paqe renditet me të njëjtin nivel të emigracionit me vendet në luftë si Siria apo Guyana.

POSTIMI I PLOTË

Rilindja mbolli varfëri dhe krim në vend.

Koha të kthejmë shpresën tek qytetarët.

Raporti tronditës/1 e 3 e popullsisë së Shqipërisë është larguar për shkak të mungesës së perspektivës

Shqipëria renditet e treta në botë për numrin e popullsisë që jeton në emigracion.

Një raport i OKB-së jep të dhëna tronditëse sesi vendi ynë renditet mes shteteve që janë në luftë ose të pasigurta për numrin e popullsisë të larguar, përmendet këtu Siria apo Bosnje-Herzegovina.

  • Sipas këtij raporti 30.7 për qind e popullsisë ose gati 1/3 e saj jeton në emigrim dhe kjo jo si pasojë e ndonjë lufte siç eshte ne rastin e Sirisë, por për shkak të mungesës së prespektivës.

Një tjetër fakt ky alarmant që tregon për dramën e shpopullimit të Shqipërisë.

Vetëm gjatë pjesës së parë të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të BE-së dhe Britanisë së Madhe më shumë se 15 mijë persona nga Shqipëria kërkuan azil.

Ndaj përpara se qeveria e rilindjes të largojë të gjithë shqiptarët jashtë vendit, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta largojmë atë nga pushteti për t’i kthyer shqiptarëve shpresën se e ardhmja e tyre mund të ndërtohet në Shqipëri.

Author: jehona