Protesta/Berisha:-Vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit

Anëtarët e qeverisë reaguan një zëri, madje me postime të ngjashme, kundër protestës së thirrur nga kryetari i PD, Sali Berisha më 6 dhjetor, ditë në të cilën mbahet në Tiranë dhe samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Në postimet e ministrave dhe socialistëve të tjerë, ishin argumente të njëjta, si protesta në 6 dhjetor është turp dhe se Berisha punon për Rusinë.

  • Nga Panairi i Librit, Berisha tha se protesta është pro eurpiane, por sipas tij, liderët e BE duhet të dinë që vinë në një vend ku sundimi i ligjit është më i ulët se në Vietnam.

T’i kujtojmë se vijnë në një vend të renditur poshtë Vietnamit dhe se është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve.

  • Është një qëndrim kryekëput pro evropian, që synon ti thotë Evropës se krahas narkoshtetit të Ramës, krahas politikave të shpopullimit, që shndërroi shqiptarët në popullin e gomones, krahas regjimit të monizmit të plotë. Kujtojmë që vijnë në vend që është poshtë Vietnamin është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha./al

Author: jehona