Protesta / Policia: Ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit deklaron se për shkak të protestës që do të zhvillojë PD ditën e nesërme në orën 16:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të bllokohen disa rrugë në Tiranë.

  1. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  2. Sheshi “Nënë Tereza”
  3. Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”
  4. Rruga “Papa Gjon Pali II”
  5. Bulevardi “Zhan D’Ark”
  6. Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Bllokimi i rrugëve do të fillojë në orën 15:00 deri në përfunim të protestës.

 

Author: jehona