Britanikët brenda 24 oreve, zbardhin problemet thelbesore që ka sot Shqipëria

Nga Alba KEPI

Vetëm në 24 orë shtypi britanik rrefeu te vertetat e nje regjimi qe investon në propagandë lista-fejsbukiane, populiste e egoiste, në vend te nje programi strategjik, kombëtar e investues për të ardhmen e të rinjve.

Ja të vërtetat jashtë propagandës:

1- Mafia shqiptare po korrupton dhe Europën, shkruajneë

Hoë the Albanian mafia corrupted Europe”!

  • E qarte tashmë kur prej vitesh është hedhur pyetja se si askush nuk fliste e komentonte në gjeopolitikën e median europiane, shkeljet flagrante të ligjeve e të drejtave të shqiptarëve për të zgjedhur pa iu prekur vota, për të investuar pa iu kërcenuar prona e për të jetuar me një page dinjitoze e jo me pagë papunësimi.

2- Varfëri e krim!

Ëe all ëant to leave’: poverty, not crime, fuels the urge to flee Albania”!

  • Kriminaliteti ka pushtuar zona e territore e menaxhon ekonominë lokale në dëm të sipërmarrësve të ndershëm e familjarëve që mbeten të papunë e emigrojnë.

Emigrojnë nga varfëria, pasiguria e jetës e mosrruga për të ardhmen!

Emigrojnë duke pasuruar po bandat kriminale që pasurohen me trafikun e shqiptarëve në Europë e trafiqet të tjera, që përdoren për të investuar kriminalitetin e fitimet e tyre.

3- Shpopullimi, shkollat pa nxënës e fshatrat pa banorë.

  • Por dhe nga nje model i shëmtuar e pa moral që serviret sot në TV e media, me individë pa vlera, të afërm, dashnore, e fëmijë politikanësh horrash me rolex e jaguar!

4- Vend riciklimi i parave të kokainës, hashashit e marijuanës.

5- Propaganda e gënjeshtra me të cilën po qeveriset ky vend me një regjim demokraci false.

  • KM shqiptar akuzon për gjithcka imperializmin e kapitalizmin anglez qe ka halle shume e i kamuflon me problemet shqiptare!

6- Vazhdojmë të hedhim valle në gojë të ujkut që  nga 1944….

7- Tradhti është kush vjedh kombin, pasuritë kombëtare e varfëron shqiptarët që detyrohen të emigrojnë!

  1. E turp kush në vend të një mea colpa, akuzon mediat e diplomacinë britanike se është kundër shqiptarëve!
  2. Ka gabuar Eurostat, mbi shifrat preokupuese të emigracionit shqiptar në Europë?
  3. Ka gabuar INSTAT mbi tkurrjen çdo vit të popullsisë shqiptare që largohet?
  4. Kanë gabuar ente botërore të drejtësisë e ligjit, rendit e sigurisë mbi egërsine e krimit, riciklimin e kokainës, epersinë e korrupsionit shqiptar?
  5. Janë ata njerëzit e thjeshtë, shqiptarët me halle e pa shprese që rrëfejnë të vërtetat e këtij realiteti!
  6. Janë ata që intervistohen në këto media e jo opozita!
  • Janë këta shqiptarë që ju është rikthyer zëri falë mediave të huaja, për të rrëfyer dramën e vatrave e sofrave bosh!

Author: jehona