Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike z. Besart Xhaferri e vlerëson 7 Nëntorin e vitit 2021, si ditën “qëndresës” historike të rinisë demokratike, të asaj dite dhe në vazhdim kur organizata e rinisë së PD, i qëndroj përballë presionit, shantazhit, mashtrimit dhe dezinformimit.
Ja si shkruan në faqen e facebokut për këtë ditë, Kryetari Rinor:
“7 Nëntor 2021 do ngeli gjithmonë një ditë historike për FRPD!
Përballë presionit, shantazhit, mashtrimit dhe dezinformimit, rinia demokrate nuk u step dhe tërhoq kurrë!
Jo sepse është mbështetëse fanatike e dikujt, por sepse dëshironte me patjetër çlirimin e opozitës nga hipokrizia dhe paaftësia!
Ne jemi pronarët e dekadave të ardhshme në këtë vend të bekuar!
Nuk duhet t’i lejojmë të na i vjedhin duke na dëbuar nga vatra jonë!”