Superiorja/ Dje dhe sot Tirana- Kukësi dhe Egnatia-Partizani

Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 10-të ose e përkthyer ndryshe javën e parë të fazës së dytë me dy ndeshje interesante ditën e sotme. Pas barazim dramatik në ‘Loro Boriçi’ mes Vllaznisë dhe Erzenit 2-2 dhe pas asaj fitoreje 0-1 të kurbinasve ndaj Teutës në Durrës epilogu i kësaj jave ja lë radhën dy sfidave të radhës

  • Në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet takimi Tirana-Kukësi. Kampionët në fuqi të Shqipërisë duan kthesën pas humbjes së javës së kaluar ndaj Erzenit.

E njëjta gjë vlen edhe për verilindorët e Enkeleid Dobit, të cilët synojnë fitoren për të hedhur pas krahëve atë disfatë ndaj Egnatias ndeshjen e kaluar.

  • Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet sfida Egnatia-Partizani. Rrogozhinasit e Shpëtim Duros duan me çdo kusht vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas triumfit ndaj Kukësit, kjo gjë vlen edhe për të kuqtë nga kryeqyteti, të cilët kanë për synim tre pikët dhe shkëputjen në krye të renditjes.

Author: jehona