PELE, legjenda mbush sot 82…

Sot legjenda mbush 82 vjeë. Lindi më 23 tetor të vitit 1940 në Três Corações, Brazil. Pele është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollistë më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin “Atleti i Shekullit” nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë.

  • Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga njohuritë dhe kontributet në futboll, u shpall ambasador i futbollit në FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Eshtë i njohur për reagimet e tija për ndryshimin e politikave për të varfërit. Gjatë karierës u bë i njohur si “Mbreti i Futbollit”

Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Brazilin me 77 gola në 92 ndeshje. Në vitn 1962 ishte pjesë e ekipit brazilian.

Në nivel klubesh ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Santos me 643 gola nga 659 ndeshje. Në një epokë të artë për Santos, ai udhëhoqi klubin në Kupën e Libertadores 1962 dhe 1963, dhe në Kupën Ndërkontinentale të 1962 dhe 1963.

“Futbolli është muzikë, kërcim dhe harmoni. Dhe nuk ka asgjë më të gëzuar se topi kërcyes ”

Urimet më të mira per Pelen.

Përgatiti për “Jehona.Info”

Rubin Kristo

Author: jehona