Nejmar rrezikon burgun

Sulmuesi i Paris SG-së, Nejmar, nuk po gjen paqe në lidhje me akuzat për transferimin e tij në Barcelonë vite më parë. Ai rrezikon burgun deri në 5 vite dënim

Sipas raportimeve nga Spanja, për sulmuesin brazilian janë kërkuar 5 vjet burg, pikërisht për parregullsitë e kalimit të tij nga Santosi te Barça në vitin 2011. Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, mbi Nejmarin rëndon akuza për mashtrim.

  • Sipas të dhënave të bëra publike nga kjo gazetë, autoritetet fiskale në Spanjë kanë kërkuar 2 vjet burg dhe 10 milionë euro dëmshpërblim nga ai.

Shuma të cilën ai ka fshehur llogaritet në 8.4 milionë euro.

Por nuk mbaron me kaq, sepse shoqëria brazilian “DIS” që pretendon se zotëronte 40% të të drejtave të tij kërkon 150 milionë euro dhe 5 vjet burg për Nejmarin.

Author: jehona