EURO 2024 / Ja datat e ndeshjeve të Shqipërisë

Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë me duelin ndaj Polonisë që do të luhet më datën 27 mars 2023. Kuqezinjtë rikthehen në aksion tre muaj më pas teksa më 17 Qershor do të presin në shtëpi Moldavinë dhe tre ditë më pas sfidojnë në transfertë Ishujt Faroe. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen brenda vitit 2023. Fillojnë në 27 Mars-20 Nëntor 2023

  • Në Shtator Shqipëria do të ketë dy përballje nga më të rëndësishmet ndaj dy rivalëve direktë për betejën e kualifikimit.
  • Më 7 Shtator, kombëtarja sfidon Republikën Çeke po në transfertë
  • Më 10 Shtator pret Poloninë në shtëpi.
  • Më 12 Tetor, përfaqësuesja shqiptare do të presë Republikën Çeke në një tjetër duel delikat
  • Në 17 Nëntor, Moldavi-Shqipëri
  • 20 Nëntor Shqipëri – Ishujt Faroe

Ja kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupi E

27/03/2023       Poloni – Shqipëri

17/06/2023        Shqipëri – Moldavi

20/06/2023        Ishujt Faroe – Shqipëri

07/09/2023        Republika Çeke – Shqipëri

10/09/2023        Shqipëri – Poloni

12/10/2023        Shqipëri – Republika Çeke

17/11/2023        Moldavi – Shqipëri

20/11/2023        Shqipëri – Ishujt Faroe

 

 

Author: jehona