Sot në orën 12:00, në Gjermani, do të hidhet shorti për fazën kualifikuese për Euro 2024. Sigurisht që edhe Shqipëria dhe Kosova do të njohin kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion madhor.
Kombëtaret janë të ndara në gjashtë vazo, nga të cilat do të dalin edhe grupet e “Euro 2022” (shtatë grupe me nga pesë skuadra dhe tri me nga gjashtë).
Si funksionon shorti?
Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja, skuadrat fituese të grupeve të Ligës A të Nations League, do të jenë koka grupi (me nga gjashtë skuadra) në grupet A, B, C dhe D. Në grupet me gjashtë skuadra do të jenë gjithashtu kokë serie vendet e dyta në Ligën A dhe të tretat më të mira.
- Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbaixhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë.
Në secilin grup mund të përfshihen maksimumi dy skuadra që përfaqësojnë vende me rrezik të lartë ose mesatar të kushteve të motit në dimër (Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia).
Një maksimum prej dy ekipesh të identifikuara me distanca të largëta udhëtimi drejt vendeve të tjera mund të vendosen në secilin grup (Azerbajxhani me Gjibraltarin, Islandën, Portugalinë/ Islanda me Armeninë, Qipron, Gjeorgjinë, Izraelin/ Kazakistani me Andorrën, Anglinë, Ishujt Faroe, Francën, Gjibraltarin, Islandën, Maltën, Irlandën e Veriut, Portugalinë, Republikën e Irlandës, Skocinë, Spanjën dhe Uellsin).
- Shqipëria është e vendosur në Vazon 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë, Islandën, Norvegjinë, Rumaninë, Malin e Zi, Irlandën, Norvegjinë dhe Armeninë, që do të thotë se nuk mund të shortohet në të njëjtin grup me këto përfaqësuese. Por ekziston mundësia që kuqezinjtë të bien në të njëjtin grup me dardanët, që janë të vendosur në Vazon 4. Kosova shmang përfshirjen në të njëjtin grup me skuadra të tilla si: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu.
Vazoja e Ligës së Kombeve (koka grupi A, B, C dhe D): Kroacia. Italia, Holanda, Spanja
Vazo 1: Belgjikë, Danimarkë, Portugali, Poloni, Hungari, Zvicër.
Vazo 2: Austria, Franca, Uellsi, Anglia, Republika Çeke, Serbia, Skocia, Finlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina.
Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.
Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Kosova, Azerbajxhani, Luksemburgu.
Vazo 5: Estonia, Letonia, Malta, Qipro, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Lituania, Gjibraltari, Bjellorusia, Moldavia
Vazo 6: Lihteinshtajni, San Marino, Andorra.
Le të presim, vetëm pas 1 ore
Përgatiti për “Jehona.Info”
Rubin Kristo