Nafta në rekordin historik, 245 lekë/litër…!

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e radhës çmimet e reja për karburantet.

Kështu, bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë/litër, 22 lekë më shumë që nga fillimi i funksionimit të tij në fillim të këtij viti.

Po ashtu rritje ka pësuar dhe benzina, e cila do të tregtohet me 204 lekë/litër, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Ndërsa, gazi do të shitet me 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 7 Tetor shtator ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Author: jehona