Champions League/Vllaznia në grupin e “ferrit”! Ja kundërshtarët

Sapo është hedhur në Nion të Zvicrës shorti  i Champions League për femra.  Vllaznia e femrave debuton për herë të parë në Ligën e Kampioneve, duke u bërë e para skuadër shqiptare për femra që e arrin këtë sukses. Vajzat shkodrane kanë njohur para pak minutash rivalet që do të ketë kundër në fazën në grupe.

Kundërshtarët e saj do të jenë Çelsi, PSG dhe Reali i Madridit, në grupin A, i cili mund të quhet dhe si grupi i ferrit.

Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia.

Grupi B: Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma.

Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih

Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika.

Author: jehona