Qytetërime që paten fund misterioz

1.Çatalhojuk(Turqi)

Ai konsiderohet shpesh si një nga vendbanimet e para urbane në botë. Ky qytetërim i humbur, i vendosur në Turqinë e sotme afro 8.000 vjet më parë, ishte i njohur për arkitekturën dhe inxhinierinë e tij unike. Banorët ecnin mbi çati, në vend se të përdornin rrugët tradicionale, pasi të gjitha ndërtesat ishin të ndërlidhura. Po ashtu, ata i varrosnin të afërmit e tyre nën dyshemenë e shtëpive të tyre. Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodhi me popullin Çatalhojuk. Disa arkeologë mendojnë se ai u zhduk nga ndonjë sëmundje.

2.Perandoria Kmere(Kamboxhia)

Ajo kishte dikur kompleksin më të madh të tempujve në botë. Kryeqyteti i tij, Angkor, kishte një sipërfaqe 402 hektarë, dhe ndodhej në qendër të Kamboxhias së sotme. Edhe pse shumë i zhvilluar, ky qytetërim ra papritur diku pas vitit 1200 Pas Krishtit. Për këtë ka shumë teorira fatkeqësitë mjedisore, sëmundjet, deri tek ndonjë luftë e papritur. Në kulmin e tij, në Angkor banonin rreth 1 milion njerëz.

3.Kahokia(Misuri, Sh.B.A)

U themelua rreth 1200 vjet më parë, si një komunitet i luginës së lumenjve pranë Sent Luis në shtetin e Misurit në SHBA. Ndonëse jo aq i madh sa qytetërimet e tjera të humbura tëpërmendura në këtë listë, mendohet se kishte një popullsi prej rreth 20.000 banorësh.

 

Ky qytet ishte i njohur për godinat, sheshet dhe tumat e mëdha. Për shkak të vendndodhjes së saj pranë disa lumenjve, Kahokia u përdor si një qendër tregtare. Sipas ekspertëve, popullsia e braktisi pas nga një përmbytje të madhe diku rreth vitit 1200 Pas Krishtit.

4.Minoanët(Europë)

Qytetërimi Minoan u themelua gati 5000 vjet më parë në ishullin e Kretës. Ky qytetërim ishte i njohur për nivelin e lartë arsimor të popullsisë së saj, që përbëhej kryesisht nga artistë, marinarë, tregtarë dhe luftëtarë. Po ashtu Minoanët njihen si qytetërimi i parë në Evropë që përdori një gjuhë të shkruar, të quajtur Linear A. Ky qytetërimi u shkatërrua diku rreth vitit 1500 Para Krishtit, fillimisht për shkak të shpërthimi të vullkanit Thera në ishullin Santoriniaty pranë. Zonat që nuk u dëmtuan nga shpërthimi, u shkatërruan nga një cunami.

5.Qytetërimi Olmek(Meksikë)

Ka qenë i vendosur përgjatë Gjirit të Meksikës rreth vitit 1100 Para Krishtit. Ata u quajtën Olmek sepse jetojnë në Olman ose “vendi i pemës së gomës”. Olmekët ishin të njohur për arkitekturën e tyre që përfshinte ndërtesa dhe statuja guri. Ata kishin ndërtuar me sukses ujësjellësa brenda qyteteve të tyre, një arritje mbresëlënëse për kohën.

Mjerisht ky qytetërim nisi të shembej rreth vitit 400 Para Krishtit. Të dy qytetet e saj kryesore u braktisën. Pavarësisht mungesës së provave të bollshme, ekspertët besojnë se një fatkeqësi natyrore si thatësira apo një shpërthimi i madh vullkanik mund të ketë shkaktuar një rënie drastike të të korrave të tyre. Por mund të ketë pasur një luftë brutale midis Olmekëve dhe komuniteteve të tjera lokale.

Pjesa e II

Author: jehona