Shkarkohet trajneri i Maltës, për ngacmim seksual ndaj një lojtari

Pak orë para miqësores me Izraelin, Federata e Futbollit të Maltës njoftoi shkarkimin e trajnerit të kombëtares, Davis Mangia.

Sipas mediave vendase trajneri italian akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një futbollist të skuadrës, të cilit dyshohet se i ka premtuar edhe gjëra të ndryshme, madje edhe të drejtën për të ftuar disa lojtarë në ekip.

  • Në vitin 2016, ai u largua nga drejtimi teknik i Ascolit për shkak të problemeve shëndetësore, por më vonë u bë e ditur se gjatë një ndeshjeje jashtë fushe në Novara, ai kishte munguar disa orë ku ndodhej në një hotel bashkë me një nga lojtarët e tij.

Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ai drejtoi Craiova, të cilën e drejtoi në kupë, por pavarësisht se ishte shumë i dashur aty, u largua papritur.

  • Disa muaj më vonë trajneri rumin Victor Piturca, i ftuar në një emision televiziv, duke diskutuar me të ftuarit e tjerë për Craiova zbuloi se Mandzia është homoseksual dhe i preferuari i tij ishte Razvan Popa, ndërsa kishte afruar gjithashtu edhe një futbollist tjetër të ekipit të dytë.

E gjithë kjo u tha jashtë transmetimit, por kur emisioni u ngarkua në kanalin e Youtube, nuk kishte censurë dhe ishte ngarkuar bashkë me momentet kur jepeshin spotet publicitare, duke zbuluar hapur deklaratën e madhe

Author: jehona