Energjia/ Fasha 800 kwh, thërret ERE në Kuvend…!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme kërkoi që Enti-Rregullatori i Energjisë të thirret në seancë dëgjimore në Kuvend.

Meta tha se enti duhet të japë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë, për fashën mbi 800 kwh.

Në emër të Partisë së Lirisë, angazhohemi që përmes deputetëve tanë në Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojmë që Enti-Rregullatori i Energjisë të paraqitet në Kuvend dhe të japë shpjegime të hollësishme për të gjitha këto shqetësime të Konfindustrias, por që nuk janë thjesht të asaj, por të gjithë sipërmarrjeve, bizneseve dhe familjarëve”-tha Meta.

Author: jehona