Sot 20:45’ / Vetëm fitorja…

Vetëm një fitore na bën “punë”, çdo rezultat tjetër është thjeshtë statistikë për Shqipërinë. Në orën 20:45, në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv, Edy Reja do të hedhë 11 të besuarit e tij me misionin e fitores.

Moduli dhe formacioni tashmë është vendosur. Skema  4-3-1-2. Mëdyshjet e Rejas kanë qenë vetëm në fantazistin e mesfushës me Nedim Bajramin që projektohej titullar. Ditën e sotme Reja ndryshon mendje dhe kërkon të shtojë muskujt në mesfushë.

Qazim Laçi e nis si titullar dhe talenti Asllani do të jetë 10-shi i sotëm. Këtë pozitë Asllani e ka bërë edhe me Empolin në ndeshjen kundër Interit ku arriti të shënojë edhe një gol. Në mbrojtje, surpriza është Ajeti që do të luaj përkrah Ismajlit.

 

Formacioni  

(4-3-1-2):

                                               Strakosha

                          Balliu   –   Ismajli  –   Ajeti  –   Hysaj

                             Abrashi   –   Gjasula  –  Laçi   

                                                  Asllani

                                          Broja  –  Cikalleshi.

Trajner: Edy Reja

Author: jehona