Shqiptarët drejt Kazakistanit pa viza

Nënshkruhet marrëveshje për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar në Nju Jork.

Xhaçka dhe Ministri Mukhtar nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Ministrja u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

Author: jehona