FSHF/ 300 mijë euro për fitoren me Izraelin

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e së shtunës ndaj Izraelit në transfertë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, me synimin për të marrë 3 pikët.

Kuqezinjtë kanë disa mungesa, por do të kërkojnë të marrin 3 pikët e kësaj sfide për të rritur shanset e tyre për një vend të parë të mundshëm në grup.

Për të përforcuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për kuqezinjtë, Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur premion rreth 300 mijë eurosh për fitoren e këtij takimi.

Author: jehona