Braktisja/ 30 mijë nxënës më pak se një vit më parë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në Kongresin e Arsimit, ka folur për sfidat në arsim. Gjatë fjalës, ministrja tha se sfida më e madhe në arsim është rritja e arsimit në standardet e BE-së.

Gjithashtu, Kushi preku fenomenin e largimit të të rinjve nga rajoni për të studiuar jashtë duke thënë se për t’iu përgjigjur kësaj tendence kanë bërë ndërkombëtarizimin e universiteteve, por edhe struktura europiane ekselence.

Këtë vit, janë futur në bankat e shkollës 450 mijë nxënës në total në të gjithë vendin, rreth 30 mijë më pak, krahasuar me një vit më parë, por për këtë çështje, Kushi nuk ka thënë asnjë fjalë. CNA.al

Author: jehona