Lamtumirë Luan, miku i të gjithëve…!

Këtë të martë familja e madhe “Hasani” kaloi një moment shumë të vështirë, bashkëshortja e tij Tana, tre vajzat, Enxhi, Marisa, Bora , humbën bashkëshortin, dhe babain e tyre të mrekullueshëm. Vëllezërit dhe motrat një pjesë të shpirtit të tyre, dhe pjesa më e vështirë i përketë  nënë Hatixhesë .. ! Krejtë papritur, dhe në mënyrë tinëzare u shfaqë një sëmundje e papritur, të cilën, nuk mundën ta mposhtin dot, mjekët, dhe përkushtimi maksmal i bashkëshortes së vet Tanës  dhe të vajzave të tij, vëllezërve dhe motrave të vetë ..!

  • Luan Hasani lindi në Kakrukë, në një familje të madhe prej 11-të fëmijësh, nga dy prindër të ndershëm dhe punëtore. I ati Brahim Hasani , ishte i dëgjuar gjithëandej si një njeri I thjeshtë dhe shumë punëtor. Nënë Hatixheja, që Luani i thërriste Xheke, ishte e dëgjuar për rregullin dhe pastërtinë e tejskajshme, njerës të ndershëm dhe punëtore.

Luani, pasi mbaroi shkollën 8-vjeçare në Kakrukë, vazhdoi të shkollën e mesme  mekanike në Lushnje. Për arsye ekonomike nuk e vazhdoi dot universitetin. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak  ai filloi punë në tregëti, në njësin ushqimore në Kakrukë. Karakteri i tij i qetë, fjalë mire, pozitiviteti, që tregonte në çdo situate krijoi te njeresit një respektë dhe dashuri që do ta shoqëronte atë deri në fund të jetes së vete…! Komunikimi me njerzit, mënyra se si i dëgjonte dhe sygjerimet që ju jepte dhe ndihmonte e bënë atë, një figurë shumë të dashur për të gjithë..! Pas viteve 90-të, Luani emigroi në Greqi për disa vitet. U kthye në Shqipëri, Kakrukë, dhe ju përkushtua familjes, shkollimit, dhe edukimit të tre vajzave të tij të mrekullueshme, Enxhit, Marisës, Bores. Edukimi dhe shkollimi i fëmijëve ishte motivi i jetës së Luanit ! Në këtë periudhë Luani u zgjodh kryeplak i zonës, unanimishtë nga të gjithë banorët e zonës, ku gjatë periudhës së tij, mbizoteroi një mirkuptim dhe harmoni, dhe kjo e gjitha falë maturise, urtësise, ndershmëris dhe barazisë që kishte Luani ndaj të gjithë njerëzve..!

  • Pas viteve 2000 Luani u zhvendos në Poliçan, pranë vëllait të vetë, biznesmenit të njohur Avdurraman Hasani, “Durres”. Ai ishte krahu i djathtë i Durres në kompaninë e tijë të punimeve të gurit dhe Me eksperiencën e vetë në komunikime me njerzit, kompania u ngrit në një dimesion tjetër.

Eksperienca pranë kësaj kompanie i dha “guximin” Luant që në vitet 2010  të shpaloste talentin në fushën dekorative të punimeve , mermer dhe gurë  në minikompanin e tij.  Aktivitetin e përqëndroi  kryesisht në bërjen e qivureve, ku pati një sukses dhe impakt te njerëzit..! Po krahas kësaj Luani kishte një merak të vjetër, mbarimin e universitetit, të cilin e mbaroi në profilin menaxhim biznes ! Dhe atëhere kur çdo gjë dukësh në perfeksionim, kur të treja vajzat mbaruan universitetin, kur provoi dhe ndjesin e të qënit gjysh u shfaq një sëmundje tinëzare, e pabese që megjithë impenjimin maksimal të mjekëve, familjes, miqëve të tijë nuk mundi ta fitojë dot këtë betejë… Njerëzit nuk janë të përjetshëm, kujtimet janë të tilla, ato janë pika të forta referimi për gjeneratat qe vijnë, për nipër e mbesa që do të dëgjojnë nga goja e prinderve të tyre, për gjyshërit e tyre, të cilët punuan, edukuan, shkolluan brezat e rinjë.  Të jeni krenar për ta , dhe të ecin në gjurmët e tyre…!

Lamtumire Luan, miku i të gjithëve…!

 

Author: jehona