Protesta/ Më 13 shtator protesta e parë te inceneratori i Tiranës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se protesta e parë e Partisë se Lirisë do të mbahet në 13 shtator, ora 18:00, në Inceneratorin e Tiranës. Gjatë konferencës për mediat të mbajtur ditën e sotme, Meta e cilësoi Inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit te Qeverisë.

Protesta e pare e Partisë se Lirisë, ne 13 shtator, ora 18:00, ne Inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit te Qeverise. Ftojmë te gjithë qytetaret”-tha Meta.

Kujtojmë se Partia e Lirisë ka denoncuar vazhdimisht atë që e cilëson si afera e inceneratorëve. Deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi në daljet e saj për mediat ka publikuar skemën që është përdorur tek inceneratorët si dhe ka njoftuar se materialet që Parta e Lirisë disponon janë dërguar në SPAK.

Author: jehona