T. Blushi/ Kosova shembull, po ne…! ?

Në një postim në “Facebook”, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi thotë se Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë.

Sipas tij Kosova me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit të shtetit ndërsa shton se në kushtet e kërcënimit nga kriza shqiptarët po varfërohen dhe kostot e jetesës po bëhet më e papërballueshme, pasi taksat e tyre vidhen nga inceneratorët dhe koncesionet.

Reagimi në Facebook i Tedi Blushit:

Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë!

Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve.

Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, që përfshin:

150 MILION EURO NDIHMË për 300 mijë familje dhe rreth 600 mijë qytetarë.

DYFISHIM të shumës së asistencës sociale për muajin shtator.

100 EURO mbështetje për pensionistët.

100 EURO mbështetje për studentët.

100 EURO mbështetje për punëtorë të ndërmarrjeve publike.

50 EURO shtesë për punëtorë të sektorit publik.

SUBVENCIONIM PREJ 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.

Ndërkohë për shqiptarët e Shqipërisë, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre që mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ka planifikuar:

ZERO RRITJE reale pensionesh.

ZERO RRITJE rrogash për administratën publike.

ZERO KOMPENSIM për 67% të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë!

ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe produketeve të tjera ushqimore.

Author: jehona