Superiorja/ Sot Kastrioti- Erzeni dhe Teuta-Bylis.

Luhen ditën e sotme dy ndeshjet e para të javës së dytë në Kategorinë Superiore.

Në orën 17:00, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet sfida Kastrioti-Erzeni.

Krutanët e Emiljano Çelës duan tre pikët e para në këtë kampionat pas humbjes në Ballsh ndaj Bylisit, ndërsa shijakasit e Kapllanit synojnë 3 pikëshin e radhës pas fitores surprizë ndaj Vllaznisë në javën e kaluar.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Niko Dovana”, do të zhvillohet dueli Teuta-Bylis.

Durrsakët e Renato Arapit kërkojnë suksesin e parë pas disfatës së javës së kaluar në Laç ndaj kurbinasve, ndërsa ballshiotët e Arian Bellait do të tentojnë surprizën e radhës në kampionat

Author: jehona