Marku/ Sot është dita ime

Vetëm pas pak orësh në stadiumin “Air Albania”, do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote në kategorinë WBC Silver mes Florian Markut dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Një duel që pritet me interes nga fansat shqiptarë, që sot pritet të jenë të shumtë për të mbështetur boksierin lushnjar.

Mëngjesin e sotëm, Marku ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku shprehet i bindur për këtë sukses. “Mirëmëngjes botë. Sot është dita ime”, shkruan Florian Marku, i pamposhtur në karrierën e tij (11 fitore e 1 barazim në karrierë).

Author: jehona