ARTAN HOXHA/ Betejë e pamëshirshme, e dalë jashte kontrollit. Shteti një agjensi funerale

Analisti Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në aksin Fier-Vlorë ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Teksa përmendi atentatin e një muaji më parë në mbikalimin e Fushë Krujës, Hoxha tha se pas atentatit të sotem në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze në vend eshte me shume se tragjik.

Sipas tij, betejat e pamëshirshme që po ndodhin kanë ndryshuar hirearkinë drejtuese të krimit për dekadën në vazhdim, ndërsa lufta për territor dhe dominancë ka dalë jashtë kontrollit. Ndër të tjera ai shtoi se tashmë shtetit më shumë sesa ekspertë ligjorë i duhen agjensi funerale për të përballuar fluksin e të vdekurve.

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi uren e Fushe Krujes, shkrova kete status, ..:

Për fat te keq, vetem nje muaj pas, pas atentatit të sotem në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze eshte me shume se tragjik.

Nese në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh nje beteje e pameshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkine drejtuese për te pakten nje dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashte kontrollit….

Ku shteti tashme nuk eshte as spektator, por nje agjensi funerale, qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangoze të zote per te perballuar fluksin e te vdekurve….”, shkruan Hoxha.

Author: jehona